Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu njoftoi se nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional do të japin të parin provimin e gjuhës së huaj më 3 qershor.
Ndërsa Gjuhë Shqipe dhe Letërsia do të jepen më 10 qershor. Më 18 qershor është provimi i Matematikës dhe në 24 qershor provimi me zgjedhje. Po më 24 qershor jepet provimi teori profesionale e integruar për Maturën Shtetërore profesionale.
“Për orientimin dhe përgatitjen e maturantëve, testet model për provimet e ardhshme, ndryshe nga vitet e shkuara, do shpërndahen në shkolla që në muajin janar 2024”, shkruan Manastirliu në rrjetet sociale.