Atalanta fitoi me poker kundër Salernitanës në sfidën e javës së 16 të Serie A. Nisja nuk ishte e mirë për bergamaskët që e gjetën veten në disavantazh pas 10 minutash, pasi Pirola i ndëshkoi. Në pjesën e dytë ishte një Atalantë më e vrullshme. Muriel shënoi menjëherë në nisje duke barazuar rezultatin.
Në të 52’, Pashaliç e çoi rezultatin në 2-0. De Kete-laere shtatë minuta nga fundi i kohës së rregullt shënoi golin e tretë. Fitoren e vulosi Mirançuk në të 89’. Nga minuta e parë për bergamaskët luajti mbrojtësi kuqezi Berat Gjimshiti. Lojtari 30 ishte thelbësor për prapavijën, duke i dhënë shpresë repartit.
Kjo ishte ndeshja e 15 e lojtarit kuqezi në Serie A, ndërsa në total është aktivizuar 1264 minuta. Me këtë fitore, Atalanta shkon në 26 pikë në vend të shtatë, ndërsa kriza e Salernitanës vazhdon,
Ekipi nga kampanja ngelet i fundit në renditje me vetëm tetë pikë.