Përdoruesit e internetit janë alarmuar kur filloi të qarkullonte një thashethem se një nga reperët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Eminem, kishte ndërruar jetë.
Thashethemet erdhën kur data e vdekjes së reperit u rendit në mënyrë alarmante në Google, më 10 dhjetor 2023. Madje tregoi se reperi kishte vdekur në Madison, Wisconsin.
Lajmi u përhap shpejt dhe fansat u shqetësuan derisa mësuan se Slim Shady nuk kishte ndërruar jetë. Faqja e reperit në Wikipedia është redaktuar për të treguar se ai ka vdekur, gjë që më pas është rregulluar.