Gazetari i njohur Eno Popi ka rrëfyer momentin e ndarjes nga jeta të nënës së tij.
Eno tha se gjatë kohës kur nëna e tij ishte diagnostifikuar me tumor në pankreas, i është dashur që të mbajë dy portrete: një buzëqeshje shprese dhe dëshirë për ta vazhduar jetën dhe kur dilte nga dyert e spitalit, një trishtim të pamatë.
Eno rrëfen se pengu i tij më i madh është fakti që nuk bëri një udhëtim me nënën e cila e kishte dëshirë për ta pasur si kujtim.
“Ka qenë maji i 2014-ës, një telefonatë nga im atë, na tregon se mamaja ishte diagnostikuar me tumor në pankreas. Është të të lëvizi toka në këmbë. Në javët e fundit mua më është dashur që të mbaj dy portrete, një buzëqeshje shprese dhe dëshire për ta vazhduar jetën dhe kur dilja nga dyert e spitalit, një trishtim i pamatë.
Më është dashur të luftoj pikërisht me këtë gjë, për të treguar që do ia dalim ia hidhnim, do bëhet më mirë, edhe pse e dinim që s’do bëhej.
Data 28-29 nëntor mjekët e kanë pushim, dhe më thanë përpiqu që ta bëni kimioterapinë më herët. Shpresova fort që të bëhej mirë dhe ta mbanim planin tonë të udhëtimit. Rënia ishte e dukshme, krevati i u bë vendi që nuk u çua asnjëherë, ku pastaj zoti e mori pas vetes dhe ai udhëtim i parealizuar, ndonjëherë them me vetëm, pse… E dinim si do shkonim gjërat por do kishim një moment së bashku, do kishim një kujtim… gjë që unë e humba”, rrëfeu Eno.