Taylor Swift është artistja më e dëgjuar në Spotify për vitin 2023. Sipas Spotify Wrapped, Swift ishte artistja më e transmetuar e vitit 2023 në nivel global, duke marrë më shumë se 26.1 miliardë transmetime që nga 1 janari. Kjo do të thotë se fuqia e popit ka rrëzuar yllin e reggaeton portorikan, Bad Bunny i cili mbajti titullin e lakmuar për tre vjet me radhë duke filluar nga viti 2020.
Himni fuqizues i Miley Cyrus “Flowers” është kënga më e transmetuar e vitit e Spotify me 1.6 milionë transmetime në mbarë botën.