Tre shtëpi janë përfshirë nga flakët gjatë mëngjesit të sotëm në fshatin Pendavinj të bashkisë Maliq. Nga zjarri shtëpitë kanë pësuar dëme të konsiderueshme, ndërsa banorët kanë mundur të dalin të pa lënduar. Shërbimi zjarrfikës i bashkisë Maliq ka ndërhyrë për të izoluar vatrat e zjarrit.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se shkak për djegien e tre banesave është bërë një shkëndijë elektrike. Banorët të cilëve ju janë djegur banesat janë zhvendosur në shtëpitë e të afërmve të tyre teksa temperaturat shkojnë drejt zeros.