Përballje të forta rezervon edhe mbrëmja e sotme në UEFA Champions League. Vëmendja kryesore do të jetë në ‘Santiago Bernabeu’, aty ku Real Madrid sfidon Napolin. Një 90 minutësh që vendos kundër njëra-tjetrës dy skuadra pretendentë për titullin kampion e ku diskutohet kreu i grupit.
Momentalisht ky pozicion mbahet nga spanjollët, por që llogaritë mbeten të hapura dhe matematikisht, Napoli ka shanse reale për të fituar grupin. Real Madrid ka grumbulluar 12 pikë deri më tani, kundrejt 7 të Napoli, i cili ende nuk e ka siguruar kalimin në turin tjetër. Me interes pritet edhe rezultati në Braga-Union Berlin.
Portugezët janë të favorizuar për të qenë sërish pjesë e kompeticioneve të UEFA-s. Duel në distancë për kreun e D. Inter dhe Real Sociedad kanë grumbulluar 10 pikë deri më tani dhe mes tyre do të diskutohen dy vendet e para. Italianët luajnë ndaj Benfikës që ka pësuar 4 humbje në po kaq ndeshje. Ndërkaq, Basket presin Salzburgun, në garë për biletën Europiane dhe pjesëmarrjen në Europa League.
Bayern Munich është kualifikuar në raundin tjetër, por nga grupi A lufta për Europën diskutohet mes tre skuadrave. Kopenhagen luan shanset e saj nga gjermanëve, teksa Gallatasaray beson tek një tjetër mrekulli kundër Manchester United. Llogari të hapura në grupin B. Arsenali kryeson, por ende nuk e di se ku do e vijojë eksperiencën europiane këtë sezon. Teksa për një kualifikim më tej kanë shanse edhe skuadra si PSV, Lens dhe Sevilla.