Aktori i njohur, Timo Flloko, ka rrëfyer së fundmi se si është njohur me bashkëshorten e tij, Vera Grabocka.
Flloko ka thënë se janë njohur shumë rastësisht, pasi Vera ka qenë studentja e tij.
Timo rrëfen se ajo që i tërhoqi vëmendjen menjëherë tek Vera ishte, veçantia qe ajo kishte në sjellje, dinamikë dhe energji.
“Ishim shumë të rinj, unë e njoha në shkollë dhe prandaj them rastësia. Kjo duhet kuptuar që nëse nuk do të isha emëruar në Tiranë, se mund të emërohesha dhe në Vlorë, nuk do e kisha njohur këtë vajzë të re apo zonjë sot. E njoha në bankat e shkollës, ishte studentja ime. Vera ishte e veçantë në sjellje, dinamikë, energji, natyrë dhe biseda. Vera ishte dashuri që ngeca sepse unë besoj që nuk kam qenë djalë jo simpatik, tërheqja që kishim ishte e dyanshme”, tha Flloko.