Konkurrenti “La Fazani” me këngën “Oj Kosovë” është shpallur fitues i edicionit të parë të Festivalit të Këngës në RTK. Çmimi kryesor i edicionit të parë dhe historik të Festivalit të Këngës në RTK i takoi konkurrentit La Fazani me këngën “Oj Kosovë”. Trofeu i këtij edicioni atij iu nda nga kryeministri i Republikës, Albin Kurti.
“Kaq shumë energji dhe bukuri për më shumë se dy orë në skenën e cila është më e madhja në Kosovë. Përjetim i paharrueshëm por edhe përvojë shumë e veçantë besoj për secilin nga ne që ishim këtu”, tha Kurti pak çaste para ndarjes së çmimit kryesor.
Çmimi i dytë iu dha konkurrentes Angus Dei, ndërsa Albin Nikprelaj me këngën “Ajo” ka marrë çmimin e tretë të Festivalit të Këngës në RTK në edicionin e tij të parë.