Vetëm disa muaj pasi humbi një prej dashurive të saj më të mëdha, qenushin Petit, Roza Lati ka ndarë lajmin e hidhur me ndjekësit e saj në Instagram, se edhe Sasha qenushja tjetër e moderatores është ndarë nga jeta për shkak të një sëmundje nga e cila vuante.
Roza e kishte bërë me dije edhe gjendjen jo të mirë që Sasha po kalonte, duke e paralajmëruar në një farë mënyre këtë ngjarje, megjithatë, pak ditë pasi u detyruar të bënte edhe një përgënjeshtrim në lidhje me qenin dhe sjelljen e saj, tani tregon se ajo nuk ja ka dalë dot. Shpesh në intervista dhe postimet në rrjetet sociale, Lati ka treguar se sa të rëndësishme kanë qenë qenushët e saj për të dhe çfarë lidhje të jashtëzakonshme kishte me to.