I ftuar në “S’e Luan Topi” Visjan Ukcenaj ka komentuar “batutën” maskiliste të shokut dhe kolegut të tij Albano Bogdos ndaj Beatrix dhe Alban Ramosajt. Aktori tha se nuk e mbështet sigurisht dhe e konsideroi cinike abuzimin me fjalën e lirë.
“Albano ka qenë kolegu im gjithë këto vite dhe më vjen keq që e ka bërë këtë gabim. E di që nuk e ka bërë nga keqadashësia. Ndoshta nga entuziazmi. E ka marrë ai hovi i punës së re. Unë nuk e mbështes absolutisht. Asnjëherë nuk duhet të jemi cinik dhe të abuzojmë me lirinë e fjalës. Nga ana ime të isha i afërmi i Trixës do të ndjehesha shumë keq. Albano ka bërë një gabim,”-shtoi ai.