Modelja e njohur Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj Tolgahan Sayisman, prej vitesh jetojnë dhe punojnë në Turqi me dy fëmijët e tyre.
Së fundmi, çifti kanë vendosur që të “braktisin” Tuqinë dhe të zhvendosen për të jetuar në Tiranë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë në një interviste për mediat turke.
“Nëse punon në televizion, një pjesë shumë të rëndësishme të jetës tënde e kalon në xhirime. Për këtë arsye kam hyrë në produksion. Ka pasur raste që kam qenë shumë i stresuar, por kjo nuk duhet të perceptohet si mosmirënjohje apo ankim”, u shpreh Tolgahan.
Vendimi për t’u larguar erdhi pas tërmeteve që goditën Turqinë, por Tolga tha se do ta vizitojnë shpesh vendlindjen e tij.
“Gjashtë muaj të vitit do të jem në Shqipëri dhe gjysmën tjetër në vendin tim, tani është më afër se Antalia me avion. Do të më shihni shpesh sikur të mos kisha ikur kurrë. Nuk e kam mbyllur ende shtëpinë tonë në Stamboll. Tani kam shtëpi në dy shtete”, tha aktori.