Pas suksesit me “Evita”, Elsa Lila do të rikthehet për të dytin vit radhazi në festivalin e fundvitit në RTSH. Burime janë shprehur se paralelisht me koncertin që do të mbajë në Pallatin e Kongreseve, këngëtarja po përgatitet edhe për konkurrimin e saj në Fest 62.
Ajo do të synojë edhe njëherë vendin e parë dhe kësaj radhe jo vetëm një trofe por edhe ‘biletën’ për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurosong. Vitin e kaluar Elsa Lila u shpall fituese me votat e jurisë, por publiku vendosi të çojë në ‘Eurovision’ Albina Kelmendin dhe familjen e saj.
Pjesë e festivalit të fundvitit në RTSH pritet të jetë edhe Luiz Ejlli, i cili e ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision disa vite më parë.