Sot në Pallatin e Kongreseve do të mbahet nata e parë e premierës së filmit “Në kuadër të dashurisë”.
Olta Gixhari, një nga dy protagonistët kryesorë në film, ka thënë disa fjalë para nisjes së premierës.
Në një postim në Instagram ajo ka ftuar këdo që do të jetë i pranishëm ta shijojë filmin.
Sot është festë. Ka ngado ngjyra, prozhektor, shkëlqim, xixa.
Dhe pas tyre ka gjithmonë njerëz, njerëz të palodhur. Njerëz që e duan punën dhe duan të krijojnë gjëra të bukura. Njerëz të cilëve u jam falenderuese që së pari më bën pjesë të këtij projekti dhe së dyti që së bashku me mua e shndërruam në një nga më të bukurit e karrierës time. Faleminderit.
Një përqafim shumë të madh për të gjithë koleget e mi në film! Suksese dhe qëllofshim.
“.. dashuria është përgjigjja.” Shijojeni filmin!”, shkruan Olta.