“Vrasësi po shëtit nëpër Beograd, i ftohtë si vdekja”, ” vrasësi i fëmijëve”, ” Kosova dhe Metohija është pjesë e Serbisë”, ” Populli serb është me Rusinë”, kanë qenë këto shprehjet që disa gra serbe i kanë thënë ambasadorit të SHBA-së në Beograd, Christopher Hill. Ai është sulmuar verbalisht teksa po ecte me bashkëshorten e tij në rrugët e Beogradit. Teksa e kanë fyer me fjalë të rënda, gratë ‘protestuese’ e kanë filmuar për 10 minuta ambasadorin duke i folur për rolin që ai ka mbajtur në vitin 1999 kur u bombardua Serbia.
“Populli serb e përkrah Rusinë, populli serb nuk i përkrah nazistët e Ukrainës. Po shëtisni i lirë në tokën serbe derisa po sundojnë tradhtarët. Kosova dhe Metohija do jenë përgjithmonë serbe”, kanë vijuar protestën gratë serbe.