Sot në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në qytetin spanjoll të Granadës do flitet për agresionin e Serbisë kundër Kosovës, të pranishëm edhe Vjosa Osmani e Aleksandar Vuçiç.
Burime bëjnë me dije se ka përpjekje për organizimin e takimit të tyre pavarësisht armiqësisë politike mes dy vendeve pas ngjarjeve në veri të Kosovës. Krahas pjesëmarrjes në sesionet kryesore të Komunitetit Politik Evropian, Presidentja Osmani do të zhvillojë edhe diskutime me liderë evropianë për t’i informuar lidhur me agresionin e Serbisë kundër Kosovës dhe për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit për tejkalimin e sfidave të përbashkëta.
Qëllimi i komunitetit politik evropian është të inkurajojë dialogun politik dhe bashkëpunimin në zgjidhjen e çështjeve me interes të përbashkët dhe forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në kontinentin evropian. Një nga temat kryesore do të jetë edhe zgjerimi i Bashkimit Evropian.
Takimi i radhës do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar.