Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla tha se qeveria ka mbledhur mjaftueshëm prova që dëshmojnë se Serbia tentoi të aneksojë veriun e Kosovës.
Sveçla tha se sulmuesit u përgatitën në bazat ushtarake të ushtrisë serbe brenda Serbisë.
“Serbia u mundua vazhdimisht të thotë se nuk ka të bëjë asgjë më këtë sulm, por faktet që do të publikohen dëshmojnë që përgatitjet, trajnimet dhe ushtrimet e këtij grupi u kryen në bazën e trajnimeve ushtarake afër Jagodinës si dhe në Kopaunik. Këto pamje u siguruan nga dronët e grupit terrorist të cilit i kemi konfiskuar”, tha Sveçla.
Më 24 shtatrot, policia e Kosovës në Zvçan u sulmua nga disa agresorë serbë të cilët qëlluan me armë zjarri. Nga të shëtnat mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku dhe u plagos një tjetër.
Policia e Kosovës ekzekutoi më vonë tre serbë.