Dy ditë më parë Ilda u largua me dëshirë nga vila e dashurisë së “Love Island Albania”, duke lënë kështu në mes edhe njohjen e saj me Stivin. Dyshja kanë qenë çift që prej fillimit, por me vendim të saj, rrugët e tyre u ndanë ose të paktën për momentin. Kur po largohej Ilda iu drejtua Stivit duke i thënë se e pret jashtë.
Në foto ajo ka bërë tag Stivin, duke treguar kështu mbështetjen e saj për të.
“Më mungon,”-shkruan ajo.
Kujtojmë që të dielën e kaluar nga vila u larguan edhe Artemis dhe Gleni me votat e djemve dhe vajzave të vilës.