Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka treguar përmes një postimi në Facebook, se çfarë ka thënë presidenti serb Aleksandër Vuçiç pas përfundimit të takimit të 2 majit në Bruksel.
Sipas kryeministrit serb, Vuçiç ka shprehur dëshirën që ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve”, për serbët e Kosovës dhe se donte që Millan Radoiçiç të bëhej Adem Jashari i serbëve.
“Kosova është shtet demokratik dhe vend properëndimor: kush integrohet, jeton më mirë. Serbët në Kosovë nuk kanë nevojë për çlirim nga Republika e Kosovës por nga veglat terroriste të Serbisë.Vuçiq është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin. Ai dëshironte që me 24 shtator ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës! Në takimin e 2 majit në Bruksel na tha që Millan Radoiçiç do të bëhet Adem Jashari i serbëve. Por, duke qenë diktator, ai s’e kupton historinë: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen”, ka shkruar Kurti në facebook.