Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla tha se shpërthimi me granatë dore në Mitrovicën e Veriut më 21 shtator, ishte shenjë revolte për arrestimin e tre serbëve.
“Krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë do të ndiqen deri në fund ndërsa hedhja e granatës ushtarake të dorës nga grupet kriminale nuk mund të zmbrapsë drejtësinë”, tha Sveçla.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës thuhet se shpërthimi i një granate dore është raportuar në orën 22:40. Përveç dëmeve materiale nga granata nuk pati të lënduar.