I ashtuquajturi operacioni “fshesa”, të cilin Luiz Ejlli e ka ndërmarrë prej ditësh, ka futur në “thes” edhe Mikela Pupën ish banoren e BBVA 2.
Në një intervistë televizive, Mikela u pyet për Luizin i cili e ka hequr nga lista e miqve në Instagram.
Mikela tha se nuk e ka vënë re fare unfollow-n e Luizit, ndërsa shtoi se ishte ndehur me të në ambientet e “Top Channel” dhe e kishte përshëndetur.
“Unë kam respekt dhe kam komunikim për të gjithë banorët. Seç bëjnë heqin e shtojnë nëpër Instagram nuk u kushtoj rëndësi fare, kudo që i shoh i përshëndes. Siç përshëndeta edhe Luizin poshtë, që më kishte hequr para dy ditësh nga Instagrami. Për mua nuk bëjnë sens këto gjëra, me qëllim që të përflitesh. Unë kam respekt për të gjithë”, tha Mikela.