Rreth një vit më parë ish-menaxheri i artistëve, Drin Zatriqi dhe këngëtarja Dafina Zeqiri nisën një konflikt virtual me njëri-tjetrin. Këngëtarja përmes disa postimeve në Twitter hodhi akuza në drejtim të Zatriqit.
“Drin Zatriqi, mbylle gojën tënde të pistë. Ti je njeri ma zi se krejt çka i përmende! Rrahës i grave! Abuzues! Hajn! Mos të flasim për sene tjera! Ti mu më ki përcjell, më ki kërcënuar e del këndej e han m***”, ka shkruar këngëtarja, në postimin të cilin më vonë e fshiu.
Drini iu përgjigj duke i thënë se nëse ajo ka ndonjë dëshmi për akuzat le t’i bëjë publike, në rast se jo atëherë me këngëtaren do të shihet në gjyq dhe kështu ka vepruar.
Sot ai ka publikuar dëshminë e padisë që ka bërë ndaj Dafinës. Ish-menaxheri kërkon gjysmë milionë euro dëmshpërblim.