Aktori i njohur Vin Diesel ka kujtuar mikun dhe kolegun e tij Paul Walker, i cili humbi jetën në një aksident me makinë 10 vite më parë.
Diesel ka ndarë një foto me Walker teksa bashkangjitur shkruan se ky është momenti kur e kuptoi se do të ishin vëllezër në përjetësi. Aktori thotë se pa Paul-in bota nuk është e njëjtë dhe se do ta dojë mikun e tij gjithmonë.
Diesel ia ka dedikuar këto rreshta mikut të tij i cili nëse do të jetonte, sot, do të mbushte 50 vjeç.
“Një dekadë… dhjetë vite të gjata… e megjithatë ndihet si dje kur të këndonim urime ditëlindjen për të 40-tat e mëdha! Bota nuk është e njëjtë vëlla… si specie, dikush mund të thotë se po luftojmë. Por unë mendoj për ty dhe buzëqesh dhe e di se gjithçka do të jetë mirë.
Isha duke kaluar nëpër foto për të festuar këtë ditë të shenjtë. Kujtimet vijnë para syve të mi, njëra më e mirë se tjetra… por nuk mund ta kaloja këtë. Qesharak, engjëlli i vogël hyri në zyrë dhe më shikoi mbi supet e mija. “Kjo është një foto kaq e përjetshme, babi… një foto që do të jetojë për brezat e njerëzimit…”
Për mua kjo foto përfaqëson momentin kur e dija se do të ishim vëllezër në përjetësi. Janar 2010, një natë para se ti dhe unë shkuam në Haiti… pasionin dhe gëzimin që kishe për të ndihmuar thjesht njerëzit. Ti the se reaguesit e parë nuk duhet të presin për askënd… dhe se dëshiroje t’i kushtoje jetën tënde kësaj.
Më mungon… të dua, dhe do të vazhdoj të nderoj shpirtin e bukur që je”, shkruan Diesel.