Balerini Ilir Shaqiri ka konfirmuar se do të jetë kryetar jurie i Dancing with the Stars 2. Në një intervistë televizive, Iliri u pyet nëse e ka të vështirë të jetë kryetar jurie.
Balerini është shprehur se rëndësi ka korrektësia me veten dhe konkurrentin.
“Për mua rëndësia ka të jem korrekt me veten, te them atë që mendoj për konkurrentin. Po të jesh vetvetja je në rregull. Baleti është diçka që duket aq qartë. Pikët e mia do jenë të qarta nga ana ime. Nuk do jem vetëm në këtë koshere gjykimesh”, tha Shaqiri.