Xhensila Myrtezaj është në pritje të fëmijës së saj të dytë. E teksa muajt kalojnë, Xhensila ka rrëfyer se si po e përjeton shtatzëninë.
Në një postim të ndarë në Instagram, këngëtarja shfaqet duke kryer aktivitet fizik teksa i drejtohet mikeshave që ndodhen në të njëjtat kushte me disa këshilla. Xhensila thotë se e rëndësishme është që secila grua që është shtatzënë ta ndihmojë veten me pak aktivitet fizik.
Këngëtarja shton në fund se kjo periudhë është një “miks” ndjenjash të qara, lumturi dhe dhimbje fizike.
“Për të gjitha mikeshat virtuale që ndodhen në të njëjtat kushte të bekuara, por edhe të shoqëruara me dhimbje muskujsh, shtim në peshë (gjë që është normale) sugjeroj të bëni aktivitetin tuaj normal në sport, vrap, yoga, kërcim dhe shumë ecje. I gjithë sekreti qëndron tek sensi i masës. Secili nga ne ka një ritëm jete të ndryshëm. Mundohuni brenda asaj që ju përballoni, ta ndihmoni veten me pak aktivitete fizike. Kjo është eksperienca personale që dua ta ndaj me ju. Por këshilloj të konsultoheni me specialistin (mjekun) pasi shtatzënitë nuk janë të njëjta.
Në vazhdim dua që të bashkëudhëtojmë në mënyrën se si unë kam gjetur veten për të qenë e qetë e për ta shijuar më shumë bekimin e shtatzënisë. Një udhëtim plot me emocione hormonale të ndryshme, pasiguri, të qara, dhimbje fizike, lumturi, përmbushje…”, shkruan Xhensila.