Britney Spears ka folur për herë të parë pas ndarjes nga bashkëshorti i saj Sam Asghari.
Pasi njoftoi ndarjen nga këngëtarja, Asghari, tha se nuk mund të duronte më dhimbjen që po i shkaktonte martesa.
Spears tha se ishte e tronditur që lidhja e saj gjashtëvjeçare me Asghari kishte marrë fund.
Spears është shprehur se do të donte shumë të tregonte dhimbjen që ndjen, por për disa arsye i mban të fshehta dobësitë e saj.
“Unë e luaj lojën për një kohë të gjatë dhe Instagrami im mund të duket i përsosur, por është larg realitetit dhe mendoj se të gjithë e dimë këtë. Do të doja të tregoja emocionet dhe lotët e mi se si ndihem vërtet, por për disa arsye më është dashur gjithmonë të fsheh dobësitë e mia”, ka thënë Spears.