Ndërsa martesa e saj një vjeçare me Sam Asghari përfundon me një kontratë paramartersore dhe pasuri të ndarë, pasuria masive e Britney Spears ka bërë është bërë kryefjala e mediave ndërkombëtare.
Spears, e cila u emërua si e famshmja më e fuqishme në botë nga revista “Forbes” në vitin 2002, ka grumbulluar pasuri të jashtëzakonshme nga karriera e saj e suksesshme në industrinë e muzikës.
Në vitin 2021, pasuria e saj neto u raportua nga revista “Forbes” si 60 milionë dollarë (55 milionë euro), shifër e ulët në krahasim me bashkëmoshataret e saj si Beyonce dhe Rihanna. Deri në këtë pikë, ajo po paguante miliona tarifa ligjore për të marrë të drejtat e fitimeve të saj të cilat dikur i posedonte babai i saj.
Këngëtarja dhe aktori Sam Asghari kanë nënshkruar një kontratë paramartesore por ende është enigmë nëse ish-bashkëshorti i saj do të ketë akses në pasurinë e Britney-t. Sipas US Weekly, në kontratën paramartesore thuhet se Sam ka të drejtë për të marrë një milion dollarë (918,000 euro) çdo dy vite të martesës së tyre, me një total prej 10 milionë dollarë (9.1 milionë euro) pas 15 vjetësh, shumë kjo shumë e lartë që mund t’i hiqet këngëtares nga pasuria.
Një burim i tha po kësaj gazete se nuk ka gjasa që kontrata paramartesore të hidhet poshtë dhe se ka më shumë mundësi që Britney t’i shkruajë një çek Samit dhe ky do të jetë edhe fundi i marrëdhënies së tyre.