Aktorja Delinda Disha është bërë nënë për herë të dytë. Ajo ka sjellë në jetë sërish djalë, të cilin e ka quajtur Kostandin.
“10.8.2023. Mirë se erdhe Kostandin”, ka shkruar aktorja bashkëngjitur me fotos ku shfaqet duke puthur djalin.
Kujtojmë se një vit më parë Delinda humbi dy binjakët e saj. Aktorja asokohe kaloi një situatë të vështirë psikologjike derisa gjeti forcën për t’u rikthyer në teatër.