Super ylli Akon u konfirmua si mysafiri ndërkombëtar i “Time Capsule II” që zhvillohet të premten në kryeqytet.
Capital T tha se Akon e ka pranuar ftesën e tij për të qenë me publikun kosovar në atë që po konsiderohet si ngjarja kulturore më e madhe në kryeqytet përgjatë këtij viti.
Akon përmes një videoje, ka ftuar të gjithë shqiptarët të jenë aty ditën e premte.
“Prishtina do jem aty me 11 gusht, live me Capital T. Do të performoj live dhe do jetë një çmenduri. Merrni biletat dhe shihemi atje”, thotë mes tjerash Akon.