Moderatorja Xhemi Shehu gjithmonë është munduar ta mbajë sa më larg syrit të mediave jetën e saj private. Në llogarinë e saj në Instagram, ajo poston vetëm foto të saja, shumë pak të fëmijëve dhe aspak të bashkëshortit të saj.
Por moderatorja Arbana Osmani duket se ‘e ka tradhtuar’ rregullin e mikeshës së saj të ngushtë, pasi ka postuar një foto të Xhemit, Eduartit si dhe bashkëshortit të Xhemit të cilët po darkojnë në restorantin e kësaj të fundit.
Partneri i Xhemit quhet Ervis Sula dhe është administrator i një shtypshkronje në Tiranë. Biznesmeni është shfaqur shumë rrallë përkrah prezantueses në publik, e fotot e të dyve bashkë numërohen me gishtat dorës.