Këngëtarja Dafina Zeqiri ka anuluar papritur koncertin e saj në Pejë.
Menaxheri i këngëtares ka njoftuar përmes një postimi në Instastory, se shkak është bërë gjendja e saj shëndetësore. Drejtuar fansave, Dafina iu premton një super show shumë shpejt, teksa iu kërkon falje për anulimin.
“Kërkoj falje për mungesën në Pejë sonte për shkaqe shëndetësore. Ju premtoj që shumë shpejt do t’iu sjell një super show për ju! E juaja, Dafina”, thuhej në njoftim.