Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Dobrushë të Istogut në Kosovë.
Për pasojë një person ka humbur jetën, dhe nëntë të tjerë janë plagosur.
Në aksident u përfshinë dy vetura dhe një traktor.
“Një person ka vdekur dhe nëntë të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në Dobrushë të Istogut. Vdekjen e ka konstatuar mjeku në Spitalin Rajonal të Pejës. Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një traktor”, thuhet në njoftim.