Nuk ka njeri në Shqipëri që tashmë nuk e njeh Keisi Medinin, vajzën e Sabianit, ose më saktë nuk ka njeri që ka parë Big Brother Vip Albania 2 që nuk e njeh Keisin. Ajo u përfol shumë për lidhjen e saj brenda shtëpisë me Kristin. Bujë bëri edhe hyrja e Sabianit brenda Big-ut gjë e cila e vuri në vështirësi të madhe bukuroshen.
Por kjo duket se nuk ka qenë e vetmja situatë e sikletshme në jetën e saj. Së fundmi ajo ka folur edhe për momentin kur ka njohur partneren e Sabianit. Ajo është shprehur se ‘i ka rënë bota në kokë’.
“Në fillim ishte pak e sikletshme. Isha shumë e lumtur dhe e gjithë bota ime ra poshtë, më erdhi pak papritur. Janë disa situata në jetën time që i kam kaluar, më kanë bërë më të fortë, më kanë rritur më shumë…’’, tha ajo.