Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur ditën e sotme se falë një pune të gjatë të trupave të emergjencave civile në bashkëpunim me efektivë të FA, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile është bërë e mundur shuarja e pjesës më të madhe të vatrave.
Sipas njoftimit të ministrisë së Mbrojtjes ka vetëm një vatër aktive zjarri, në masivin pyjor Plyk- Kraps-Gjorkos, e cila u riaktivizua pas izolimit një ditë më parë. Efektivët e FA po punojnë në terren për fikjen e tij.
Edhe në në fushën e mbetjeve në Vlorë ka një përmirësim shumë të madh të vatrave të zjarrit, por gjendja po mbahet nën monitorim.