Johnny Depp ka shtyrë papritur koncertin në Budapest me “Hollywood Vampires”, grupin e tij me Alice Cooper.
Pak para se të dilte në skenë, aktorit të Hollivudit i ra të fikët në dhomën e hotelit dhe ishte e nevojshme prania e një mjeku.
Arena ishte e mbushur me fansa, disa prej të cilëve udhëtuan qindra kilometra për të parë koncertin.
“Gjithçka ishte gati, skena ishte vendosur, ekuipazhi i prapaskenës ishte gati për festën. Askush nuk mendoi se mund të kishte një problem, veçanërisht pasi anëtarët e grupit kishin bërë konfigurimin e zërit që ishte planifikuar për pasdite”, – tha një nga drejtuesit e stafit.