Një nga lajmet që ka pushtuar faqet rozë së fundmi, ishte ai i krizës mes Meghan Markle dhe princit Harry, që thuhej se po sillte ndarjen e çiftit.
Në veçanti, Radar Online dhe Perez Hilton raportuan se kanë burime që konfirmojnë këtë krisje. Por si qëndron e vërteta me martesën e Dukeshës dhe Dukës së Sussex?
Përgjigjen e kanë dhënë vetë ata. Edicioni online i Harper’s Bazaar në Mbretërinë e Bashkuar kontaktoi një burim të afërt me çiftin, i cili i quajti lajmet “mbeturina absolute”.
Në fakt, kjo nuk është hera e parë që çifti përflitet për lajme të tilla. Marrëdhënia e tyre ka qenë shpesh kryefjalë e mediave botërore.