Cristiano Ronaldo firmosi një kontratë miliona euro me Arabinë Saudite, për t’u transferuar tek Al-Nassr. Mirëpo, Ronaldo fiton po ashtu miliona euro edhe nga postimet në Instagram. 2.16 mln euro kushton vetëm një postim i Ronaldos.
Cristiano ka plot 597 milionë ndjekës duke u bërë personazhi më i ndjekur në Instagram.
Në vend të dytë renditet Kylie Jenner, me 1.69 mln euro. Ajo fiton miliona euro nga reklama e markave të tilla si gjigandi i modës Jean Paul Gaultier, si dhe nga bizneset e saj si Kylie Cosmetics dhe Kylie Swim.