Gjatë një interviste në podkastin “Diary of a CEO”, këngëtarja shqiptare Rita Ora shpërtheu në lot, teksa foli për vështirësitë që ka hasur kur ishte në kulmin e famës.
“Krejt papritur brenda një nate jeta ime ndryshoi. Kisha një ndjesi që duhet të punoja shumë për të provuar veten, unë isha një ëndërrimtare e re naive dhe kjo është pikërisht ajo që duhet të jesh në atë moshë.
Kur bota po të shikon, ti thjesht ke frikë. Gjithçka për të cilën mendoj është mamaja dhe babai im, sepse ata kanë punuar shumë për të më çuar në këtë pikë, unë kam gjithë familjen time për të mbajtur në këmbë.
Gjithmonë jam përpjekur të jem vetvetja dhe të jem shumë e sinqertë dhe kurrë nuk kam ndryshuar në atë që jam, jo gjithmonë e kuptoj mirë. Por unë ndihem më njerëzore, në fund të fundit jam thjesht njeri”, – u shpreh artistja me famë botërore.
“Ndihesha vetëm, kështu që kërkoja gjëra në vendet e gabuara dhe njerëzit më thoshin se nuk do të ishte mirë për mua, por nuk i dëgjoja. Po haja shumë keq, po pija shumë alkool, babai im ishte aq i gatshëm për të më ndihmuar – por unë u rrita në një pijetore dhe gjithmonë kishte pije dhe festa, dhe unë kërceja në bar dhe këndoja këngë, kështu që pirja ishte një gjë shumë normale në familjen time, dhe ishte argëtuese. Ishte një kohë argëtuese për mua. Kam kuptuar se jo të gjithë e kuptojnë këtë në të njëzetat e tyre”, – përfundon Rita Ora.