Në të gjitha mediet e huaja është bërë viral lajmi për arrestimin e modeles Gigi Hadid.
Mediet njoftojnë se ikona e modës u arrestua për posedim kanabisi, pasi i është gjetur një sasi në valixhe, gjatë kontrollit të kryer nga autoritetet në Aeroportin Ndërkombëtar Owen Roberts javën e kaluar.
Sipas medies që e nxori e para lajmin, Jelena Noura Hadid, e njohur si Gigi Hadid, u akuzua së bashku me një vajzë të identifikuar si Leah Nicole McCarthy. Ngjarja ka ndodhur më 10 korrik, kur një avion privat mbërriti në Terminalin e Përgjithshëm të Aviacionit të Aeroportit Ndërkombëtar Owen Roberts nga SHBA.
Mësohet se për të fituar lirinë me kusht, Gigi bashkë me miken e saj dhanë nga 1 mijë dollarë.