Gjatë turit ballkanik, kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Prishtinë pas vizitës në Maqedoninë e Veriut.
Mësohet se gjatë qëndrimit në Prishtinë kreu i qeverisë shqiptare ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.
Hovenier është filmuar teksa del nga ambientet e Kuvendit të Kosovës, ku besohet se ka zhvilluar takimin me kreun e qeverisë shqiptare.
Ambasadori amerikan në Kosovë ka qenë i përfshirë si përfaqësues i SHBA në situatën e krijuar muajt e fundit në veri të vendit me Serbinë, por edhe kryeministri shqiptar Rama gjithashtu është përpjekur të luajë një rol të rëndësishëm në marrëdhënien mes Prishtinës dhe Beogradit.