Një sasi lëndë shpërthyese është vendosur në afërsi të ish-magazinave të grumbullimit në Mamurras, e cila fatmirësisht nuk ka shpërthyer.
Burime bëjnë me dije se ka qenë një kapsoll detonator i cili është gjetur në afërsi të subjektit. Është njoftuar policia dhe në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat xheniere të cilat kanë marrë lëndën plasëse për ekzaminim.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes.