Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar takimin me kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili do të jetë nesër në Prishtinë, nga ku do të nisë turin në kuadër të përgatitjeve të samitit për Procesin e Berlinit, që do të mbahet tetor në Tiranë në muajin. Në një konferencë për mediat në Kosovë, Albin Kurti kushtëzoi takimin me Ramën, ku i kërkoi atij zhvillimin e mbledhjes së përbashkët ndërmjet dy qeverive, pasi përndryshe nuk e takon. I pyetur nga gazetarët kreu i qeverisë, Edi Rama refuzoi të përgjigjej.
Duke e cilësuar si të paarsyeshëm vendimin e kryeministrit shqiptar për të anuluar mbledhjen e dy qeverive që ishte parashikuar të mbahej më 14 qershor në Gjakovë, Kurti u shpreh se do të mirëpriste Ramën të zhvillonin e mbledhjeve e të firmosnin13 marrëveshjeve të përbashkëta për të cilat ishin dakordësuar më parë. Madje me ironi, Kurti u shpreh se nuk lëngon raporti Shqipëri-Kosovës, apo edhe edhe vetë demokracia e siguria në Ballkan, nëse nuk takohen kryeministri i Kosovës me atë Shqipërisë.
“Jam në kontakt të drejtpërdrejtë me Kryeministrin Edi Rama. E di që do të vijë në një vizitë në Prishtinë në kuadër të një turi Ballkanik. Është thënë se ka të bëjë me përgatitje për samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në mes të tetorit. Miqësisht i kam kërkuar Ramës se meqë do të rrijë e qëndrojë 2 ditë e 1 natë në Prishtinë, ta mbajmë dhe mbledhjen e 2 qeverive që u anulua pa arsye ndonëse ishte paraparë muaj më parë për datën 14 qershor në Gjakovë. Ishin 13 marrëveshje, të mos mbeten në sirtar. Në mënyrë që këto marrëveshje të mos ngelen në sirtar, unë i propozova Ramës që meqë po vjen këtë javë, le ta mbajmë edhe mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona, t’i nënshkruajmë marrëveshjet të dakorduara dhe në mënyrë këto marrëveshje ti zbatojmë.
Procesi i Berlinit është shumë i rëndësishëm, unë e kam mbështetur dhe vazhdoj ta mbështes. Procesi i Berlini të Samitin e ka në mes të muajit tetor. Shumë mirë që bëhen këto përgatitje kaq herë, por të mos vonohemi edhe më tutje me një anulim të paarsyeshëm të mbledhjes së dy qeverive. Nëse Rama insiston në anulimin e mbledhjes së dy qeverive, unë mbetem tek qëndrimi, se për takimet e ne të dyve, ne kemi kontakt të drejtpërdrejtë. Takohemi shumë shpesh. Nuk lëngon raporti Kosovë-Shqipëri por edhe demokracia, paqja e siguria në Ballkan pse nuk takohet kryeministri i Kosovës me atë të Shqipërisë. Por për shkak se mbledhjet e dy qeverive tona janë anuluar të paarsyeshme, unë e konsideroj të arsyeshme një mbledhje të përbashkët të dy qeverive por jo takime të tjera”, – tha Kurti.