Moderatorja Kiara Tito pak ditë më parë bëri me dije se po niste një “aventurë” të re, këtë herë në biznes, teksa prezantoi për fansat dhe ndjekësit e saj brand-in e saj të ri që si produkt momentalisht ka koleksionin më të ri të rrobave të banjos për këtë verë. Kjo iniciativë e saj ka marrë shumë komente pozitive, por nuk kanë munguar edhe kritikat, sidomos nga personazhet e showbizzit dhe ekranit. Pas Fatma Haxhialiut dhe Zhaklin Lekatarit duket se ky biznes i ri nuk i ka pëlqyer edhe gazetarit Bledi Mane.
Gazetari ka ndarë një foto të një mashkulli pa të brendhsme ku shkruan:
“Të dashur miq, më në fund nxorra edhe unë linjën e re të brekëve: Bledi Mane Underwear Unisex”.