Roli i Violetës në “La Traviata” ka qenë ogurmirë si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë personaë për sopranon Enkeleda Kamani. Pas premierës së parë në këtë rol në Teatrin “Lorraine” në Francë, mbrëmja u mbyll me një moment shumë të veçantë.
Partneri i saj, Davide iu drejtua skenës me një unazë në dorë duke rënë në gjunjë përpara saj.
Sopranoja ka folur për emocionet e para të atij momenti kur sapo kishte mbaruar performancën dhe e shoqëruar nga baritoni Gëzim Myshketa e kolegët e tjerë, po përshëndesnin spektatorët.
“Ishte afër meje Gëzimi dhe po e ndiente që unë vërtet isha e shokuar, isha shumë e emocionuar sepse ndihej një energji shumë e mirë në publik dhe thoja sa mirë që shkoi dhe ishte e pabesueshme. Pastaj ndodhi ajo dhe mendoja se do më binte të fikët, sinqerisht. Nuk e prisja, ky është një moment shumë i rëndësishëm në karrierën time dhe në jetën time dhe ndihesh shumë e mbushur emocionalisht, nuk di të gjej fjalët e duhura. Aty isha e shokuar, isha e emocionuar, më mungonte fryma sinqerisht, por isha e lumtur që kisha dhe Gëzimin dhe e ndamë bashkë. Një moment shumë i veçantë që do ngelet gjithmonë në zemrën time”, – rrëfen ajo.
Partneri i saj, Davide është gjithashtu një artist shumë i njohur në operan italiane.