Emri i Zhaklin Lekatarit së fundmi është ndër më të lakuarit në media social por jo vetëm. Opinionistja e Big Brother Vip 2 ka qenë e ftuar në një emision ku ka diskutuar në lidhje me skandalin sekusual të ish-kryetarit të Bashkisë Kukës, Safet Gjici në zyrat e shtetit.
Përveç temës, gazetarët e emisionit e kanë pyetur Zhaklinën nëse do të jetë sërish opinioniste e Big Brother Vip edhe në sezonin që pritet të nisë së shpejti. Lekatari ka dhënë një përgjigje të dyshimtë duke lënë hapësira për interpretim se mund t’i rikthehet sërish postit të opinionistes.
“Mendoj që publiku këtë surprizë është mirë ta zbulojë kur të fillojë edicioni i tretë i Big Brother VIP Albania’’, u shpreh Lekatari.
Gjithashtu ish-opinionistja e Big Brother VIP Albania uroi që edicioni i radhës të ketë po të njëjtën shikueshmëri që kishte ky edicion.