Shakira ka treguar se për të ishte goditje shumë e rëndë kur zbuloi se partneri i saj Gerard Pique e tradhtoi atë ndërsa babai i saj ishte në kujdes intensiv.
“Ai erdhi në Barcelonë për të më ngushëlluar pasi u zhyta në trishtim për shkak të ndarjes sime”, tha këngëtarja gjatë një interviste dhënë së fundmi.
Shakira shpjegoi se i ati 91-vjeçar ishte lënduar rëndë pasi u rrëzua gjatë kungimit të parë të djalit të saj Milan.
“Gjithçka ndodhi menjëherë. Shtëpia ime po shkatërrohej. Po mësoja përmes shtypit se isha tradhtuar ndërsa babai im ishte në kujdes intensiv. Njeriu që kam dashur më shumë në jetën time, babai im, po më linte kur kisha më shumë nevojë për të”, – rrëfeu me dhimbje ajo.
Tani që i ati po shërohet, këngëtarja vlerësoi rezistencën e tij si dhe martesën e gjatë me nënën e saj, Nidia Ripoll Torrado.
“Ata të dy kanë qenë një reflektim i asaj ëndrre që nuk u realizua për mua. Por shpresoj që ata të jenë model për fëmijët e mi”, – shtoi Shakira për Milanin, 10 vjeç dhe Sashan, 8 vjeç.