Këngëtarja me famë botërore Taylor Swift ka refuzuar ftesën për t’u paraqitur në podcast-in e Meghan Markle. Mediat ndërkombëtare shprehen se pavarësisht se Swift ka marrë një letër personale nga Dukesha e Sussex, sërish nuk e ka bindur për të qenë e pranishme.
Ky lajm është bërë me dije vetëm disa ditë pasi Markle-Harry i dhanë fund partneritetit të tyre me Spotify, drejtuesit e të cilit thanë se kishin mbetur pa fjalë nga propozimet dhe idetë e çiftit.
Që kur u larguan nga detyrat e tyre mbretërore në vitin 2020 dhe u transferuan në Kaliforni, çifti ka kërkuar mënyra për të promovuar historinë e tyre. Pas përfundimit të partneritetit me Spotify, Netflix tha gjithashtu se nuk ka gjasa të rinovojë marrëveshjen e tij përtej vitit 2025.