Një grua dhe djali i saj, 5-vjeçar humbën jetën si pasojë e përmbytjeve të djeshme në Pejë.
Policia informoi se pas vdekjes së 5-vjeçarit, në lagjen “Asllan Qeshme”, u gjet e vdekur edhe nëna e tij, e cila ishte e zhdukur.
Vdekja e 5-vjeçarit u konstatua nga Spitali i Pejës rreth orës 23:10 të së shtunës. Ndërsa, vdekja e gruas u konstatua nga ekipi mjekësor rreth orës 1:20 të së dielës.
U raportua se edhe në lagjen “Fidanishte” dy persona u dërguan për trajtim mjekësor pas lëndimeve të marra.