Kanë qenë në qendër të mediave rozë së fundmi për aludime për ndarje mes tyre, por Olsi Bylyku i ka dhënë përgjigje mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas” të gjitha pikëpyetjeve. Mes emocioneve të shumta, aktori pranoi se ka një çarje mes çiftit dhe tregoi se faji nuk ka qenë i asnjërit por rrethanat ishin të tilla.
“Unë me thënë të drejtën i kam parë lajmet e në disa gjëra kanë pasur të drejtë në disa të tjera kanë bërë shkrimet e veta. Me thënë të drejtën jam një njeri që jam shumë përgjegjës dhe mundohem shumë që t’i mbaj ato balancat e mira me miqtë e kolegët, mundohen t’i jap kohën të gjithëve e partneres. Kjo balancë ndoshta më ka vënë edhe një përgjegjësi mbi shpatulla që të ec me plan se ku dua të shkoj e ku dua të jem dhe unë mendoj se edhe me Eglin ja kemi arrit planin sepse besoj që e kemi kënduar historinë tonë një vit më përpara. Unë me Eglin kam qenë në një lidhje, as të fejuar, as të martuar. Historinë tonë e kemi kënduar me dy këngë me Eglin. Unë kam parë lajme kohët e fundit, çfarë s’kam parë. Edhe një deklaratë të shokut tim Lorencit. Nuk ka pasur asnjë gabim nga asnjëri, besoj që ishte zgjedhja më e mirë që për herë të parë në jetën tonë zgjodhëm veten tonë.
Teksa u pyet nëse i mungon apo jo, Olsi Bylyku pas disa sekondave heshtje tha që të dyve i mungon njëri-tjetri por asnjërit nuk i duhet prania e tjetrit.
“Nuk besoj që asnjërit nga ne nuk i mungon prania e njëri-tjetrit por asnjërit nga ne nuk i duhet prania e njëri-tjetrit.”