Për gati 5 orë, Policia e Shtetit ushtroi kontrolle në kampin e muxhahedinëve në Manzë, ku hasi edhe me rezistencë nga banorët. Sipas Ministrisë së Brendshme, operacioni i zhvillua me urdhër të SPAK dhe MEK ka thyer marrëveshjen.
Një nga banorët thotë se Shqipëria ka qenë ajo e cila i strehoi dhe tani hyn për kontrolle pa informuar.
“Dua të di nëse policia shqiptare është për mbrojtje apo terroriste. Erdhi sot në kamp dhe vrau dy vëllezër tanë. Disa të tjerë janë në spital. Ju na keni strehuar, por nuk funksionin kështu. Ne jemi njerëz, civilë, por Shqipëria humbi gjithçka kështu”, tha një prej protestuesve.